Starter
Për kompanitë që punojnë në një objekt të vetëm.
- 1 objekt
- Scope 1, 2 dhe 3 në një inventar
- Paneli dhe faktorë emetimi vendorë të saktë
- Raporti vjetor, eksport në CSV dhe Excel
- Deri në 3 përdorues
- Konfigurim me udhëzime brenda aplikacionit
Çdo plan përfshin gjithçka që e bën raportin të verifikueshëm: faktorë emetimi vendorë, gjurmimin e llogaritjes dhe një vlerësim të ndershëm të cilësisë së të dhënave. Paguani sipas numrit të objekteve. Saktësia nuk paguhet veç.
Për kompanitë që punojnë në një objekt të vetëm.
Për kompanitë me disa objekte: fabrika, magazina, zyra.
Për kompanitë që duhet t’ia vërtetojnë shifrat blerësit, bankës ose atij që i kontrollon të dhënat.
Për grupet, strukturat me disa kompani dhe institucionet financiare.
Paguani online. Faturën e lëshon Paddle, rishitësi ynë dhe shitësi zyrtar (Merchant of Record).
Çmimet janë pa TVSH. Norma e saktë për vendin tuaj llogaritet dhe ju shfaqet para se të paguani.
Plani mbetet aktiv deri në fund të periudhës që keni paguar, pastaj nuk rinovohet.
E njëjta platformë, por e përdorim ne për ju. Ju na dërgoni faturat, shifrat e prodhimit dhe dokumentet e transportit, me email ose në letër. Ekipi ynë e mban të përditësuar instalimin dhe përgatit në kohë, për çdo periudhë, raportet që CBAM i kërkon operatorit.
Çmimi caktohet sipas instalimit, me ofertë me shkrim brenda 48 orëve.
Funksionet që e bëjnë raportin të verifikueshëm janë në çdo plan. Planet ndryshojnë nga kapaciteti dhe nga ajo që mund të eksportoni.
| Funksioni | Starter €149 / muaj | Growth €349 / muaj | Compliance €699 / muaj | Enterprise Me marrëveshje |
|---|---|---|---|---|
| Kapaciteti | ||||
| Objekte | 1 | Deri në 3 | Deri në 3 | Pa kufi |
| Përdorues | 3 | 10 | 25 | Pa kufi |
| Kompani në një llogari | 1 | 1 | 1 | Disa |
| Menaxhimi i karbonit | ||||
| Inventari Scope 1, 2 dhe 3 | ||||
| Faktorë emetimi vendorë, të saktë dhe me versione | ||||
| Gjurmimi i llogaritjes për çdo shifër | ||||
| Rillogaritja e pavarur në server dhe përputhja me faturat | ||||
| Emetimet e procesit për industrinë | ||||
| Leximi i faturave me AI | ||||
| Kontrolli i cilësisë së të dhënave dhe objektivat e uljes së emetimeve | ||||
| Raportimi dhe eksporti | ||||
| Raporti vjetor, eksport në CSV dhe Excel | ||||
| Moduli CBAM: raporti i emetimeve të operatorit dhe gjurmimi i llogaritjes | ||||
| Gjurma e karbonit e produktit sipas PACT, për blerësit | ||||
| Raporte për CSRD dhe ESG | ||||
| Paketa e dokumenteve mbështetëse | ||||
| Përgjigje për pyetësorët e blerësve, direkt nga platforma | ||||
| Paketa e eksportit për verifikuesin | ||||
| Mbledhja e të dhënave nga furnitorët | ||||
| Platforma dhe mbështetja | ||||
| Ndërfaqja në shqip dhe në anglisht | ||||
| Konfigurim me udhëzime brenda aplikacionit | ||||
| Mbështetja | Email me përparësi | Email me përparësi | Person kontakti i caktuar | |
| API dhe integrime me sisteme të tjera | ||||
| SLA për kohën e funksionimit | ||||
Me ofertë me shkrim, para se të vendosni.
Një program i organizuar për ekipin tuaj: objektet, matësit, faturat dhe moduli CBAM, mbi të dhënat tuaja, në shqip ose në anglisht.
Një herë, me ofertë sipas madhësisë së ekipitNjë person kontakti i caktuar, kohë përgjigjeje të garantuara dhe seanca me ndarje ekrani kur afati nuk pret përgjigje me email.
Mujore, krahas çdo planiKur shifrat tuaja shkojnë te një verifikues i akredituar, ne përgatisim paketën e dokumenteve mbështetëse dhe jemi me ju kur verifikuesi bën pyetje.
Sipas instalimitKontaktojmë furnitorët tuaj të pararendësve, u shpjegojmë çfarë u kërkon CBAM dhe i mbledhim të dhënat e tyre në formatin e duhur.
Me ofertë sipas numrit të furnitorëveVerifikueshmërinë nuk e shesim sipas planit. Funksionet që ju lejojnë ta mbroni raportin kur e kontrollon dikush janë në të gjitha planet.
Numëroni objektet: për një objekt mjafton Starter, për deri në tre Growth. Nëse një blerës, një bankë ose CBAM ju kërkon ta vërtetoni shifrën, zgjidhni Compliance and Export.
Çdo vend ku kompania juaj punon dhe konsumon energji më vete: një fabrikë, një magazinë, një zyrë. Nëse ka matësit ose faturat e veta, është objekt. Nuk e dini si llogaritet rasti juaj? Filloni me Starter dhe kaloni në plan më të madh kur të doni.
Jo. Konfigurimin e bëni brenda aplikacionit. Ai ju udhëzon hap pas hapi për objektet, matësit dhe faturat, dhe është pjesë e çdo plani. Asgjë nuk faturohet veç: çmimi mujor është çmimi i plotë.
Po. Kalimi në plan më të madh vlen menjëherë dhe faturohet në mënyrë proporcionale. Kalimi në plan më të vogël dhe anulimi vlejnë nga fundi i periudhës që keni paguar.
Abonoheni online dhe paguani me kartë, çdo muaj ose çdo vit. TVSH-ja llogaritet dhe ju shfaqet gjatë pagesës. Pagesat i përpunon Paddle.com Market Ltd, rishitësi ynë i autorizuar dhe shitësi zyrtar (Merchant of Record), i cili jua lëshon faturën.
Për përdorimin e softuerit. Ekipi juaj i fut ose i skanon të dhënat, platforma llogarit shifrat dhe përgatit raportet, ndërsa ju paguani një çmim fiks mujor për planin. Nuk bëjmë punë me dorë në emrin tuaj dhe nuk faturojmë orë pune. Përjashtim bën Managed CBAM: aty platformën për ju e përdor ekipi ynë, sipas një marrëveshjeje të veçantë me shkrim.
Sipas instalimit (fabrikës), me ofertë me shkrim. Na tregoni objektet, mallrat që eksportoni dhe afërsisht sasinë. Oferta ju vjen brenda 48 orëve, me punën dhe çmimin të përcaktuara para se të vendosni.
Enterprise është marrëveshje vjetore. Çmimi varet nga struktura juaj: sa kompani, objekte dhe integrime përfshihen. Caktoni një takim, na tregoni si është organizuar grupi dhe ne ju dërgojmë një propozim me shkrim.
Po. Mund ta anuloni kur të doni nga cilësimet e llogarisë. Abonimi mbetet aktiv deri në fund të periudhës që keni paguar dhe pastaj nuk rinovohet. Çdo pagesë, qoftë e para apo një rinovim, ju kthehet e plotë nëse e kërkoni brenda 14 ditëve nga data e saj.
Grupet dhe bankat: caktoni një takim. Doni ta lini gjithë punën te ne? Me Managed CBAM platformën e përdorim ne për ju.