CBAM për çelikun dhe aluminin: të dhënat e karbonit tani ndikojnë në çmimin tuaj.
CBAM për çelikun dhe aluminin kërkon të dhëna për emetimet e integruara, d.m.th. CO₂ që lëshohet gjatë prodhimit të mallit, për çdo fabrikë veç e veç. Shifra varet shumë nga mënyra si prodhoni: në furrë me hark elektrik apo në furrë të lartë, nga xeherori apo nga skrapi.

Faza e plotë e CBAM ka nisur. Nga shkurti 2027, blerësit tuaj paguajnë certifikata për emetimet e integruara në çelikun dhe aluminin që u shitni: të llogaritura nga të dhënat tuaja, ose nga vlerat standarde që u kushtojnë më shumë.
CBAM për çelikun dhe aluminin: kërkesat ju vijnë nga tri anë
Prodhuesve dhe përpunuesve të metaleve në Ballkanin Perëndimor rrallë u vjen vetëm një letër për të dhënat e emetimeve. Zakonisht u vijnë tri.
Kërkesat për të dhëna CBAM
Pyetësorët për Scope 3
Kushtet për kredi të gjelbër
Të gjitha emetimet në një pamje, me mungesat të shënuara
Gjurma e përbashkët e të gjitha objekteve, ndarja në Scope 1, 2 dhe 3 sipas GHG Protocol dhe ecuria muaj pas muaji. Mungesat janë të shënuara, jo të fshehura.
app.karbon360.tech · Pamja e përgjithshme · Produkti i vërtetë, me të dhëna demo. Ndërfaqja është në shqip dhe në anglisht; raportet nxirren në anglisht.

Versioni i faktorit i dokumentuar
Rillogaritja në server përputhet ✓
Për çdo shifër shihni si është llogaritur
Kjo është ajo që merr nga Karbon360 ai që i kontrollon të dhënat te blerësi. Për çdo regjistrim ruhen të dhënat e konsumit dhe të prodhimit, faktori i saktë me versionin e tij, si dhe rillogaritja e pavarur në server. Kur diçka nuk përputhet, platforma e shënon, para se ta gjejë ai që i kontrollon.
- Të dhëna për çdo fabrikë, objekt pas objekti dhe muaj pas muaji.
- Emetimet e procesit për çelikun dhe aluminin janë pjesë e platformës, krahas djegies.
- Faktorë me emër dhe version, që i shkruhen qartë marrësit të raportit.
- Kontrolle të përputhjes që i tregojnë mospërputhjet, nuk i zbutin.
Për ata që i kontrollojnë të dhënat: faqja e metodologjisë.
Produkti i vërtetë, me të dhëna demo

= 2.622111 tCO₂e/t
Çfarë kërkohet nga një eksportues metalesh.
Çfarë quhen “të dhëna të mira” në këtë sektor
Metalet janë sektori CBAM që kontrollohet më rreptë. Të dhënat kërkohen për çdo fabrikë veç e veç: një mesatare për gjithë kompaninë zakonisht nuk pranohet. Ja çfarë duhet të shohë ai që i kontrollon të dhënat te blerësi:
Paketa e të dhënave për eksportuesin e metaleve
- Sasia e prodhimit për çdo fabrikë, muaj pas muaji, e përputhur me librat tuaj.
- Konsumi i lëndëve djegëse sipas llojit: furrat, gjeneratorët, makineritë dhe automjetet.
- Konsumi i rrymës, i llogaritur me faktorin e vërtetë të rrjetit elektrik të vendit tuaj, jo me mesataren e BE-së.
- Emetimet e procesit, kur proceset tuaja i krijojnë.
- Faktorët dhe dokumentet: burime me emër e version, dhe një llogaritje që një palë e tretë mund ta bëjë vetë nga e para.
Faktori i rrjetit përcakton gjurmën tuaj, por fatura CBAM varet nga emetimet direkte.
Pamja e plotë e CBAM, me afatet, rregullin e 50 tonëve dhe vlerat standarde, është në faqen tonë për CBAM.
Dy mënyra për të filluar
Varet nëse kërkesa ju ka ardhur tashmë apo jo.
Blerësi jua ka kërkuar tashmë
Ende jo, por do t’ju vijë
Pyetjet më të shpeshta
Cilat produkte metalike i nënshtrohen CBAM-it?
Hekuri, çeliku dhe alumini, bashkë me shumë produkte të bëra prej tyre: vida, bulona, konstruksione, tela, llamarina dhe të tjera. Nëse mallrat tuaja kanë një nga kodet CN (kodi tarifor doganor i BE-së, 8 shifra) që përfshihen në CBAM, importuesi juaj në BE duhet të llogarisë emetimet e tyre të integruara.
Çfarë të dhënash kërkon nga ne blerësi në BE?
Të dhëna për çdo fabrikë: sasinë e prodhimit, konsumin e lëndëve djegëse dhe të rrymës, emetimet e procesit kur ka të tilla, faktorët e përdorur dhe dokumente që ai që i kontrollon të dhënat mund t’i ndjekë. Mesataret për gjithë kompaninë zakonisht nuk mjaftojnë.
Po nëse nuk japim asgjë?
Blerësi përdor vlerat standarde të Komisionit, që janë vendosur qëllimisht të larta dhe zakonisht i tregojnë emetimet më të mëdha se ç’janë. Nga shkurti 2027 kjo do të thotë që certifikatat për mallrat tuaja kushtojnë më shumë. Me të dhëna reale e të besueshme, ju bëheni furnitori më i lirë.
Pse ka kaq rëndësi rryma?
Përpunimi harxhon shumë rrymë, dhe rrjetet elektrike të rajonit prodhojnë shumë CO₂. Prandaj te shumë prodhues Scope 2 është pjesa më e madhe e emetimeve. Kur llogaritet me faktorin e saktë të rrjetit të vendit, të dokumentuar, rezultati mund të ndryshojë disa herë krahasuar me mesataret e BE-së.
Të dhënat e karbonit tani ndikojnë në çmimin tuaj.
Të dhëna për çdo fabrikë, faktori i saktë i rrjetit të vendit tuaj dhe llogaritja e plotë pas çdo shifre që deklaron blerësi.