CBAM · Për importuesit dhe deklaruesit në BE

Të dhënat CBAM nga furnitorët: çfarë t’i kërkoni furnitorit në Ballkan dhe si t’i merrni të verifikuara.

Deklarata juaj CBAM llogaritet nga emetime që ndodhin në një fabrikë që nuk e drejtoni ju. Nëse operatori në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi ose Kosovë ju dërgon të dhëna reale të verifikuara, ju deklaroni shifrën e tij reale. Përndryshe deklaroni vlerën standarde (default) të Komisionit, me shtesë. Kjo faqe ju jep listën e kontrollit dhe procesin e kërkesës që ju çojnë te rasti i parë.

Rregullorja (BE) 2023/956Raporti i emetimeve të operatorit, Rregullorja Zbatuese (BE) 2025/2547Verifikim nga verifikues i akredituar

Publikuar më 4 nëntor 2026 · Bazuar në udhëzimet e Komisionit të 14 gushtit 2026

Pamja e përgjithshme CBAM në Karbon360 për fabrikën e një furnitori: emetimet specifike të integruara për çdo kod CN, kontrollet e plotësisë dhe kurba indikative e kostos së certifikatave
1 shkurt 2027
Nis shitja e certifikatave CBAM, për mallrat e importuara në 2026.
30 shtator 2027
Afati i deklaratës së parë vjetore CBAM, për importet e 2026.
+10 / 20 / 30%
Shtesa mbi vlerat standarde në 2026, 2027 dhe nga 2028, kur nuk përdoren të dhëna reale. Për plehrat kimike: 1%.
E verifikuar
Të dhënat reale të furnitorit zëvendësojnë vlerat standarde vetëm me raport verifikimi nga një verifikues i akredituar.

Kostoja juaj CBAM llogaritet nga të dhëna që nuk i keni ju. Ato janë te leximet e matësve, faturat e lëndëve djegëse dhe regjistrat e prodhimit të furnitorit.

01 · Pse bie mbi ju

Çfarë i duhet deklaruesit nga furnitori jashtë BE-së.

Varësia

Pse importuesit varen nga të dhënat e furnitorit

Deklaruesi i autorizuar CBAM paraqet deklaratën vjetore dhe dorëzon certifikata për emetimet e integruara në mallrat që importon, d.m.th. CO₂ që lëshohet gjatë prodhimit të tyre. Këto emetime i monitoron operatori i instalimit, pra prodhuesi që drejton fabrikën ku është bërë malli, jashtë BE-së, sipas Rregullores Zbatuese (BE) 2025/2547. Vetëm operatori i ka të dhënat për lëndët djegëse, rrymën, proceset dhe prodhimin.

Kur operatori i llogarit emetimet e integruara nga të dhëna reale, ai përgatit çdo vit një raport të emetimeve të operatorit dhe një përmbledhje në shabllonin e Komisionit, që e bën të detyrueshëm neni 10 i asaj rregulloreje. Raportin e kontrollon një verifikues i akredituar nga një organ kombëtar akreditimi në BE. Pa këtë, deklaruesi përdor vlerat standarde të Rregullores Zbatuese (BE) 2025/2621, me shtesën e atij viti.

Ruajini raportet. Udhëzuesi i shkurtër i Komisionit për operatorët jashtë BE-së thotë se deklaruesit janë të detyruar t’u kërkojnë operatorëve raportet e plota të verifikimit dhe të emetimeve, dhe t’i mbajnë ato gati për kontroll nga autoritetet kompetente. Nëse operatori është i regjistruar në Regjistrin CBAM, deklaruesi sheh të dhënat e përmbledhura.
Regjistri

Ku hyn Regjistri CBAM

Regjistri CBAM ka një modul për operatorët e instalimeve jashtë BE-së, që quhet O3CI. Regjistrimi është vullnetar, por Komisioni e rekomandon. Operatori i regjistruar i ngarkon një herë të dhënat e fabrikës dhe i ndan me çdo deklarues që importon mallrat e tij. Deklaruesi sheh përmbledhjen që i duhet, jo detajet konfidenciale. Operatori që nuk regjistrohet ia dërgon të njëjtin shabllon raporti drejtpërdrejt çdo klienti.

Në të dyja rastet, pyeteni furnitorin cilën rrugë do të zgjedhë, që ekipi juaj ta dijë ku do të vijnë të dhënat.

Zgjidhja rezervë

Kur furnitori nuk i dorëzon dot të dhënat në kohë

Vlerat standarde mbeten në dispozicion për çdo mall CBAM. Për një mall që nuk ka vlerë për vendin e vet të prodhimit, merret vlera nga tabela për vendet dhe territoret e tjera. Për një pararendës (lëndë hyrëse që është vetë mall CBAM) me vend prodhimi të panjohur, merret vlera më e lartë në Shtojcën IV. Vlerat standarde dhe të dhënat reale të verifikuara mund edhe të kombinohen. Për një mall kompleks, furnitori mund të japë të dhëna reale për procesin e vet dhe vlera standarde për pararendësit që nuk i gjurmoi dot.

Udhëzimet e Komisionit për metodat përmendin gjithashtu se deklaruesit mund t’i përdorin vlerat standarde për të parë nëse të dhënat reale që marrin janë të besueshme. Nëse shifra e furnitorit është shumë nën vlerën standarde për të njëjtin mall dhe vend, pyesni para se ta deklaroni.

02 · Lista e kontrollit

Lista e importuesit: çfarë t’i kërkoni furnitorit.

Një kërkesë për çdo instalim dhe për çdo vit raportimi. Periudha e raportimit është viti kalendarik kur u prodhuan mallrat. Për mallrat e importuara në 2026, ajo është viti 2026.

Kërkesa për të dhëna CBAM nga furnitori

Për instalim · për vit
ÇfarëÇfarë të kërkoniPse i duhet deklaruesit
InstalimiEmri, adresa dhe vendi i fabrikës që i ka prodhuar mallrat, jo i kompanisë tregtare.Emetimet e integruara monitorohen për çdo instalim, dhe vendi përcakton cilën tabelë të vlerave standarde përdorni.
MallratÇdo mall me kodin CN me 8 shifra (kodi tarifor doganor i BE-së) dhe tonët që ju janë dorëzuar.Emetimet, vlerat standarde dhe vlerat referuese (benchmark) përcaktohen të gjitha sipas kodit CN.
Metoda e prodhimitPër çelikun, metoda (p.sh. furrë e lartë, hekur i reduktuar drejtpërdrejt (DRI) ose skrap në furrë me hark elektrik); për aluminin, primar apo sekondar.Metoda përcakton cila vlerë referuese vlen për rregullimin e lejeve falas të emetimit.
Emetimet specifike të integruaraEmetimet direkte në tCO₂e për ton produkt; për çimenton dhe plehrat kimike, edhe emetimet indirekte.Nga kjo shifër llogariten certifikatat.
PararendësitPër mallrat komplekse: çdo pararendës, vendi i prodhimit, emetimet e integruara dhe nëse janë reale apo standarde.Emetimet e pararendësve janë pjesë e emetimeve të integruara të mallit.
Lejet falas të emetimitSasia specifike e lejeve falas të emetimit për çdo mall.Zbritet para se të dorëzohen certifikatat.
Çmimi i karbonit i paguarÇdo çmim karboni i paguar realisht në vendin e prodhimit, pasi zbriten kthimet, me certifikimin e pavarur që kërkon neni 9.Mund ta ulë numrin e certifikatave që duhen dorëzuar.
Parametrat e sektoritParametrat e sektorit në pikën 2 të Shtojcës IV të Rregullores Zbatuese (BE) 2025/2547, p.sh. përmbajtja e klinkerit për çimenton.Deklarata i raporton bashkë me emetimet.
Raporti i emetimeve të operatoritRaporti vjetor dhe përmbledhja e tij në shabllonin e Komisionit, në anglisht.Format i detyrueshëm kur përdoren të dhëna reale.
Raporti i verifikimitI lëshuar për vitin e raportimit nga një verifikues i akredituar nga organi kombëtar i akreditimit në një shtet të BE-së.Pa të, të dhënat reale nuk mund të zëvendësojnë vlerat standarde.
Bazuar në Rregulloren (BE) 2023/956, Rregulloren Zbatuese (BE) 2025/2547 dhe Udhëzimin nr. 2 të Komisionit për operatorët jashtë BE-së (14 gusht 2026).
03 · Procesi

Kërkesa te furnitori, hap pas hapi, deri te të dhënat e verifikuara

Shumica e kërkesave dështojnë nga koha: verifikuesi angazhohet tepër vonë, ose kërkesa përfundon te zyra e shitjes dhe jo te fabrika.

01

Listoni furnitorët dhe mallrat

Shënoni çdo instalim të furnitorëve, kodet CN që blini prej tyre dhe tonët vjetorë. Filloni me sasitë më të mëdha dhe me mallrat që kanë vlerat standarde më të larta.
02

Dërgoni një kërkesë me shkrim

Drejtojani operatorit të instalimit. Bashkëngjitni listën e kontrollit, shënoni vitin e raportimit dhe afatin tuaj, dhe kërkoni raportin e emetimeve të operatorit dhe raportin e verifikimit.
03

Merrni vesh herët për verifikuesin

Pyeteni furnitorin kur do të angazhojë një verifikues të akredituar. Komisioni u këshillon operatorëve ta bëjnë këtë herët në periudhën e raportimit, që të mos ngecin në fund të vitit.
04

Kontrolloni, deklaroni, ruani

Krahasoni shifrat me vlerat standarde për të njëjtin mall dhe vend, përfshijini në deklaratë dhe ruajini raportet për autoritetin kompetent.
04 · Nga ana e furnitorit

Çfarë merr furnitori juaj nga Karbon360.

Karbon360 është ndërtuar për prodhuesit në Ballkanin Perëndimor. Çdo muaj operatori fut nga faturat dhe matësit lëndët djegëse, rrymën, të dhënat e proceseve dhe prodhimin. Moduli CBAM i kthen këto në emetime specifike të integruara (SEE) për ton produkt, për çdo kod CN. Përfshin pararendësit, metodat e prodhimit dhe vlerat standarde të Komisionit për çdo gjë që ende nuk matet.

Rezultati është ai që kërkon lista juaj: raporti i emetimeve të operatorit në Excel, në formatin zyrtar të 2026, dhe gjurmimi i llogaritjes në PDF, ku verifikuesi e ndjek çdo shifër deri te regjistrimi nga vjen. Karbon360 i përgatit të dhënat; i verifikon verifikuesi i akredituar.

  • Emetimet specifike të integruara për çdo kod CN, me emetimet direkte dhe indirekte veç e veç
  • Pararendësit me vendin e origjinës dhe nëse vlera është reale apo standarde
  • Raporti i emetimeve të operatorit në Excel dhe gjurmimi i llogaritjes në PDF për verifikuesin
Gjurmimi i llogaritjes në Karbon360 për shufrat e armaturës: SEE që paguhet 2.622 tCO₂e/t, formula, metoda e prodhimit C dhe burimet e emetimeve pas saj
Formula · CN 72142000 · demo
5,244.222 tCO₂e × 1 ÷ 2,000 t
= 2.622111 tCO₂e/t

Ftoni furnitorin tuaj në Ballkan.

Na shkruani përmes formularit të kontaktit cili është furnitori dhe për cilat mallra bëhet fjalë. Bashkë vendosim si t’i qasemi. E kontaktojmë vetëm pasi ta konfirmoni ju dhe i themi hapur kush e kërkoi. Furnitori merr një sistem që nxjerr raportin e listës suaj; ju merrni të dhëna që mund t’i deklaroni.

Ftoni furnitorin tuaj
Questions

Pyetjet më të shpeshta

Çfarë të dhënash CBAM më duhen nga furnitori jashtë BE-së?

Për çdo instalim dhe vit: mallrat sipas kodit CN dhe tonëve, metoda e prodhimit, emetimet specifike direkte të integruara (dhe ato indirekte për çimenton dhe plehrat kimike), pararendësit me origjinën dhe emetimet e tyre, lejet falas specifike, çdo çmim karboni i paguar, parametrat e sektorit në Shtojcën IV të Rregullores Zbatuese (BE) 2025/2547, si dhe raporti i emetimeve të operatorit me raportin e verifikimit.

A mund të përdor të dhëna të furnitorit që nuk janë verifikuar?

Jo në vend të vlerave standarde. Të dhënat reale mund të përdoren në deklaratën CBAM vetëm nëse i ka verifikuar një verifikues i akredituar. Shifrat e paverifikuara vlejnë për planifikim, jo për deklaratë.

Po nëse furnitori nuk më jep të dhëna CBAM?

Deklaroni vlerën standarde të Komisionit për mallin dhe vendin e prodhimit, me një shtesë prej 10% në 2026, 20% në 2027 dhe 30% nga 2028 (1% për plehrat kimike). Vlerat standarde janë ndërtuar që të mos i nënvlerësojnë emetimet, ndaj zakonisht kushtojnë më shumë se të dhënat e verifikuara të furnitorit.

A duhet të regjistrohet furnitori im në Regjistrin CBAM?

Jo. Regjistrimi në modulin O3CI është vullnetar dhe i rekomanduar. Operatori i regjistruar i ndan të dhënat me çdo deklarues përmes Regjistrit. Ai që nuk është i regjistruar ia dërgon shabllonin e raportit çdo klienti.

A ka shabllon për kërkesën që i dërgohet furnitorit?

Të dhënat që kthen furnitori kanë format të detyrueshëm: shabllonin e raportit të emetimeve të operatorit në Shtojcën IV të Rregullores Zbatuese (BE) 2025/2547. Vetë kërkesa juaj mund të jetë një letër e shkurtër, me listën e kontrollit të kësaj faqeje bashkëngjitur.

A vlen pragu prej 50 tonësh për furnitorin tim?

Jo. Pragu vjetor prej 50 tonësh vlen për importet neto të importuesit për mallrat CBAM. Sasia që prodhon furnitori nuk e ndryshon.

Deklaroni shifrën e furnitorit, jo vlerën standarde.

Ftoni furnitorin tuaj në Ballkanin Perëndimor. Ai merr një sistem që nxjerr raportin e emetimeve të operatorit që i duhet deklaratës suaj, me gjurmimin e llogaritjes që verifikuesi i tij mund ta ndjekë.