CBAM · Mekanizmi i BE-së për rregullimin e karbonit në kufi

CBAM ka nisur. Klientët tuaj në BE tani ju kërkojnë të dhënat e emetimeve.

CBAM është mekanizmi me të cilin BE-ja vendos një çmim mbi karbonin e mallrave të importuara. Që nga janari 2026, ky çmim vlen për emetimet e integruara në çelikun, aluminin, çimenton, plehrat kimike, hidrogjenin dhe energjinë elektrike që hyjnë në BE.

Përditësuar: gusht 2026 · Përfshin ndryshimet e Rregullores Omnibus për CBAM (tetor 2025)

Pamja CBAM në Karbon360: emetimet e integruara për çdo mall të eksportuar, kontrolli i plotësisë dhe kurba orientuese e kostos së certifikatave
SEE që paguhet · CN 72142000
2.622tCO₂e/t
Me llogaritjen e bashkëngjitur
1 janar 2026
Nisi faza e plotë e CBAM. Periudha kalimtare, kur mjaftonte vetëm raportimi, ka mbaruar.
1 shkurt 2027
Importuesit në BE nisin të blejnë certifikata CBAM për mallrat që importuan në 2026.
50 t / vit
Importuesit që sjellin më pak se 50 tonë mallra CBAM në vit janë të përjashtuar (Rregullorja Omnibus, 2025).
30 shtator
Deklarata vjetore CBAM dorëzohet deri më 30 shtator të vitit që pason importin.

Nëse eksportoni çelik, alumin, çimento ose plehra kimike nga Ballkani Perëndimor në BE, blerësit tuaj duhet të llogarisin karbonin që përmbajnë mallrat tuaja — dhe këtë nuk e bëjnë dot pa të dhënat që u jepni ju.

01 · Detyrimi

Çfarë i kërkon CBAM një furnitori jashtë BE-së.

Konteksti

Çfarë do të thotë CBAM për një eksportues nga Ballkani

CBAM vendos një çmim karboni mbi disa mallra që importohen në BE. Ky çmim pasqyron atë që prodhuesit brenda BE-së paguajnë tashmë në Sistemin e BE-së për tregtimin e emetimeve (EU ETS). Mallrat CBAM janë hekuri dhe çeliku, alumini, çimentoja, plehrat kimike, hidrogjeni dhe energjia elektrike. Më shumë preken eksportuesit e metaleve dhe të çimentos në Ballkanin Perëndimor, sepse rryma nga rrjeti këtu lëshon shumë CO₂ për çdo kWh.

Detyrimet ligjore i ka klienti juaj në BE, pra importuesi. Ai duhet të raportojë emetimet e integruara (CO₂ që lëshohet gjatë prodhimit të mallit) për çfarë blen nga ju. Nga shkurti 2027 duhet edhe të dorëzojë certifikata, çmimi i të cilave ndjek EU ETS. Ky dallim ka më pak rëndësi nga sa duket: kostoja CBAM e importuesit llogaritet nga të dhënat tuaja të prodhimit. Dashje pa dashje, tani jeni pjesë e detyrimeve të tij.

Si funksionon në treg: kur importuesi nuk merr të dhëna të besueshme nga furnitori, përdor vlerat standarde (default) që publikon Komisioni Evropian. Këto vlera janë të kujdesshme, pra zakonisht i tregojnë emetimet më të larta, dhe kostoja rritet. Kur dy furnitorë nga Ballkani ofrojnë të njëjtin mall, importuesi paguan më pak te ai që i jep të dhëna reale e të verifikueshme. Të dhënat e emetimeve po bëhen pjesë e çmimit tuaj.
Kërkesa

Çfarë do t’ju kërkojë klienti në BE

Kërkesa mund të vijë si tabelë Excel, si pyetësor ose ndonjëherë përmes një portali. Forma ndryshon, por përmbajtja është gati gjithmonë e njëjta:

  • Emetimet e integruara për njësi produkti, të llogaritura për çdo fabrikë veç e veç, jo si mesatare e kompanisë.
  • Të dhënat e konsumit dhe të prodhimit: sasitë e prodhuara, konsumin e çdo lënde djegëse, konsumin e rrymës dhe, aty ku ka, emetimet e procesit (klinker, çelik, alumin).
  • Faktorët e emetimit që keni përdorur, përfshirë faktorin e rrjetit elektrik për rrymën tuaj, dhe burimin e secilit.
  • Dokumentimin e llogaritjes, aq sa ai që i kontrollon të dhënat te klienti të shohë si është nxjerrë çdo shifër.
  • Të dhëna të qëndrueshme në kohë. Një vlerësim i bërë një herë ngre pyetje. Regjistrimet mujore që përputhen me faturat nuk ngrenë.
Standardi

Çfarë pranon klienti si të dhëna të mira

Nuk ju duhet departament i qëndrueshmërisë. Ju duhet një evidencë e rregullt e energjisë dhe e prodhimit, e llogaritur me faktorë të dokumentuar, që një palë e tretë mund ta rillogaritë hap pas hapi. Në praktikë kjo do të thotë regjistrime mujore të mbështetura në fatura dhe në leximet e matësve. Do të thotë faktorë që i përkasin vendit tuaj, jo mesatare të BE-së. Dhe një raport ku çdo shifër mund të ndiqet deri te të dhënat nga ka dalë.

Klienti nuk shikon sa bukur duket raporti. Shikon nëse mund ta ndjekë çdo shifër deri te burimi. Nëse nuk mundet, i lë mënjanë të dhënat tuaja dhe përdor vlerat standarde.

02 · Afatet

Datat që duhet t’i dijë një furnitor.

31 dhjetor 2025

Mbaron periudha kalimtare

Raporte tremujore, pa kosto

1 janar 2026

Nis faza e plotë

Emetimet e integruara fillojnë të paguhen

Sot

Po mblidhen të dhënat e 2026

Të dhënat që do t’ju kërkohen janë të këtij viti

1 shkurt 2027

Nis shitja e certifikatave

Importuesit blejnë për importet e 2026

30 shtator 2027

Deklarata e parë vjetore

Për importet e 2026

03 · Roli i Karbon360

Si ju ndihmon Karbon360

Karbon360 është platformë për menaxhimin e karbonit, e ndërtuar për kompanitë në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi është që shifrat që i dërgoni klientit në BE të qëndrojnë kur t’i kontrollojë.

01 — Faktorë vendorë

Faktorë që i përkasin rrjetit tuaj

Llogaritjet përdorin faktorë emetimi për vendin tuaj, përfshirë faktorin kombëtar të rrjetit elektrik. Mesataret ndërkombëtare mund ta shtrembërojnë disa herë rezultatin tuaj për Scope 2 (emetimet nga rryma që blini).
02 — Emetimet e procesit

E ndërtuar për sektorët CBAM

Djegia stacionare dhe djegia në automjete, si dhe emetimet e procesit për çimenton dhe klinkerin, gëlqeren, qelqin, qeramikën, çelikun dhe aluminin. Janë të njëjtat kategori nga të cilat varen mallrat CBAM.
03 — Gjurmimi i llogaritjes

Çdo shifër ka burimin e vet

Për çdo regjistrim platforma ruan faktorin e përdorur, versionin e tij dhe një rillogaritje të pavarur në server. Kur ai që i kontrollon të dhënat te klienti pyet nga doli një shifër, ju ia tregoni.
Në platformë

Hapni çdo mall dhe shihni llogaritjen e plotë

Për çdo kod CN (kodi tarifor doganor i BE-së, 8 shifra) shihni emetimet specifike të integruara për ton produkt, kufirin e llogaritjes, çdo burim emetimi dhe pararendësit që hyjnë në mall. Është e njëjta rrugë që do të ndjekë edhe ai që i kontrollon të dhënat te importuesi.

  • Raporti i emetimeve të operatorit, në formatin zyrtar Excel të 2026
  • PDF me gjurmimin e llogaritjes për verifikuesin
  • Vlerat standarde të Komisionit, gati për atë që ende nuk e matni
Gjurmimi i llogaritjes në Karbon360 për shufra armature: emetimet specifike të integruara, formula, kufiri i llogaritjes dhe burimet e emetimeve
Formula
5,244.222 tCO₂e × 1 ÷ 2,000 t
= 2.622111 tCO₂e/t
Questions

Pyetjet më të shpeshta

A vlen CBAM për kompanitë në Ballkanin Perëndimor?

Detyrimet ligjore i kanë importuesit në BE, jo drejtpërdrejt prodhuesit jashtë BE-së. Por importuesi nuk i përmbush dot detyrimet pa të dhënat e furnitorëve. Nëse eksportoni mallra CBAM në BE, klientët do t’ju kërkojnë të dhënat e emetimeve të integruara. Furnitorët që nuk i japin këto të dhëna do ta kenë gjithnjë e më të vështirë të shesin.

Cilat janë afatet tani?

Faza e plotë nisi më 1 janar 2026, pra është në fuqi sot. Më 1 shkurt 2027 importuesit nisin të blejnë certifikata për importet e 2026. Deklarata vjetore dorëzohet deri më 30 shtator të vitit që pason importin.

Çfarë ndodh nëse nuk mund të jap të dhëna reale të emetimeve?

Klienti përdor vlerat standarde që cakton Komisioni Evropian. Këto zakonisht janë të kujdesshme: mallrat tuaja duken me më shumë karbon se sa kanë në të vërtetë, dhe kushtojnë më shumë kur llogariten certifikatat. Të dhënat reale e të besueshme janë kursim i drejtpërdrejtë që mund t’ia ofroni blerësit.

A ka përjashtim për sasi të vogla?

Po. Me Rregulloren Omnibus të tetorit 2025, importuesit që në vit importojnë neto më pak se 50 tonë mallra CBAM janë plotësisht të përjashtuar. Kujdes: pragu vlen për sasinë që importon klienti juaj, jo për sasinë që prodhoni ju.

A mund ta dorëzojë Karbon360 deklaratën CBAM për klientin tim?

Jo. Deklaratën e dorëzon importuesi në BE. Karbon360 ju ndihmon të bëheni furnitori që u jep importuesve të dhëna të përdorshme: të dhëna për energjinë dhe prodhimin për çdo fabrikë veç e veç, faktorë të dokumentuar dhe llogaritjen e plotë pas çdo shifre.

Bëhuni furnitori që u jep importuesve të dhëna të përdorshme.

Të dhëna për çdo fabrikë, faktorë të dokumentuar dhe llogaritja pas çdo shifre, gati para se blerësi t’jua kërkojë dy herë.