Kaloi testet e përputhjes me PACT v3.0 · 41 nga 41

Softuer për menaxhimin e karbonit: CBAM, CSRD dhe kredi të gjelbra.Blerësi ju kërkoi të dhënat e emetimeve.Përgjigjuni me shifra që pranohen.

Karbon360° i kthen faturat që i keni tashmë në një inventar të gazrave serrë që e pranon banka, klienti ose ai që i kontrollon të dhënat. Llogarit me faktorë të saktë vendorë dhe për çdo shifër ruan llogaritjen e plotë.

Scope 1, 2 dhe 3Emetimet e integruara CBAM për çdo mallGjurma e produkteve përmes PACT
Pamja CBAM në Karbon360: mallrat CBAM, prodhimi total, mesatarja e ponderuar e emetimeve specifike të integruara dhe kostoja orientuese e certifikatave, me emetimet e integruara për çdo mall
SEE që paguhet · CN 72142000
2.622tCO₂e/t
Metoda C · me llogaritjen e bashkëngjitur
Gjurma e produktit iu dërgua blerësit
Gjurma u publikua · v3.0
Kërkesa e blerësit mori përgjigje
Periudha tjetër po mblidhet

Organizata që punojnë me Karbon360

UNHZUMIBUShAFMeridian ExpressWander BalkansRilindja GjelbërHabitat

Asgjë nga kjo nuk është vullnetare. Kërkesa vjen nga blerësi, nga banka ose nga kufiri i BE-së.

Pra, puna nuk është të dukeni të gjelbër. Puna është që shifrat t’jua pranojnë.

01 · Pse tani

Tri kërkesa që përfundojnë te i njëjti njeri.

Të dhënat për emetimet u kërkohen kompanive në Ballkan si çdo detyrim tjetër: nga jashtë dhe me afat.

1 janar 2026 — në fuqi

Faza e plotë e CBAM

Importuesit në BE të çelikut, aluminit, çimentos, plehrave kimike, hidrogjenit dhe energjisë elektrike duhet të llogarisin emetimet e integruara. Prandaj tani u kërkojnë furnitorëve të dhëna për çdo fabrikë veç e veç. Blerja e certifikatave nis në shkurt 2027.

Vjen si · kërkesë për të dhëna CBAM
2026 → në vazhdim

Kërkesat e CSRD në zinxhirin e vlerës

Kompanitë e mëdha në BE raportojnë edhe për zinxhirin e tyre të vlerës. Omnibus-i i 2025-s i thjeshtoi rregullat dhe i shtyu afatet, por drejtimi nuk ka ndryshuar: furnitorët e tyre marrin pyetësorë dhe tabela vlerësimi për emetimet.

Vjen si · pyetësor nga klienti
Në çdo rinovim

Kushtet e kredive të gjelbra

Bankat që japin kredi të lidhura me qëndrueshmërinë, shpesh me fonde nga institucione financiare ndërkombëtare, kërkojnë gjithnjë e më shpesh emetimet e vitit bazë që në aplikim dhe një përditësim çdo vit deri në fund të kredisë.

Vjen si · kërkesë e bankës
02 · Kush e blen dhe pse

Kompani pa departament të qëndrueshmërisë.

Brenda kompanisë, vendimin e merr drejtori financiar, menaxheri i financave ose menaxheri i operacioneve. Faturat i kanë ata. U duhet që llogaritja nga fatura deri te përgjigjja të jetë e saktë dhe të mbrohet para kujtdo.

03 · Si funksionon

Softuer për menaxhimin e karbonit: futni faturat, merrni një shifër që pranohet.

I njëjti proces përsëritet çdo muaj. Futni atë që keni tashmë, çdo hap ruan dokumentin e vet dhe raporti del bashkë me llogaritjen e plotë.

01

Leximi

Platforma lexon furnitorin, matësin dhe periudhën nga dokumenti.

02

Faktori

Faktori vendor i rrjetit elektrik ose i lëndës djegëse, në versionin që vlente për atë muaj.

03

Rillogaritja

Në server, e pavarur nga vlera e ruajtur.

04

Kontrolli

Platforma tregon mbulimin dhe përputhjen me faturat, dhe shënon çfarë mungon.

Scope 2 përbën 61% të gjurmës suaj

Rryma nga rrjeti në fabrikën e Ferizajt. Këtu ia vlen më së shumti të nisni uljen e emetimeve.

Mungojnë dy fatura për mars

Mbulimi 94%. Raporti e tregon mungesën, nuk e mbulon me vlerësime.

Raporti për vitin 2026Paketa CBAMPyetësori i blerësitDosja për bankënGjurma PACT

Pothuajse çdo kërkesë reale kërkon Scope 1 dhe Scope 2 të llogaritura si duhet.

Dhe kjo është pjesa më e plotë e platformës.

04 · Platforma

Nga fatura e energjisë deri te raporti i dorëzuar.

Këto janë ekranet e vërteta të platformës, jo maketa, me të dhënat e një fabrike demo çeliku.

Futja e të dhënave01

Ngarkoni faturën, platforma e lexon vetë.

Skanoni faturën e furnitorit, futeni me dorë ose importoni një CSV. Platforma lexon furnitorin, matësin dhe periudhën e faturimit. Kur është më pak se 90% e sigurt për diçka, ju kërkon ta konfirmoni.

  • Dokumenti burimor mbetet i bashkëngjitur, ashtu si e kërkon kontrolli
  • Hapat ndjekin Scope 1, 2 dhe 3, ndaj askush nuk ka pse ta dijë në cilën kategori hyn një faturë
  • Për çdo objekt shihni muajt që mungojnë, para se të bëhen boshllëqe në raport
Futja e të dhënave në Karbon360: tre hapa me skanim dokumenti, futje me dorë dhe import CSV, si dhe paneli i muajve që mungojnë
Po lexohet fatura e karburantit
Furnitori u njoh
Periudha e faturimit 2026-11
1,240 L naftë
Konfirmoni sasinë
Zbërthimi02

Nga totali i emetimeve deri te litri i naftës.

Ndani gjurmën e karbonit sipas Scope, burimit dhe objektit. Pastaj hapni çdo grup dhe shihni lëndët djegëse dhe aktivitetet që e përbëjnë, me numrin e regjistrimeve pas çdo shifre.

  • Ndarja në Scope 1, 2 dhe 3, me pjesën që zë çdo rresht në total
  • Burimet më të mëdha, të renditura për gjithë përzgjedhjen
  • Nga çdo shifër kaloni direkt te regjistrimet e saj
Pamja e emetimeve në Karbon360: ndarja sipas Scope, e hapur deri te çdo lëndë djegëse, grafiku rrethor dhe burimet më të mëdha të renditura
Scope 2 — energjia e blerë
964.80tCO₂e
83% e gjurmës së përzgjedhur
Cilësia e të dhënave03

Një vlerësim pa zbukurime.

Cilësinë e matim veç e veç për çdo kriter dhe nuk e përmbledhim në një notë të vetme. Një notë e tillë do të varej nga peshat që zgjedhim ne, dhe këtë nuk do ta mbronim dot para një verifikuesi. Nëse një pjesë e gjurmës nuk ka dokument pas, platforma jua thotë hapur.

  • Gjetjet të renditura sipas sa ndikojnë në totalin e raportuar
  • Sa nga gjurma është e matur, e llogaritur ose e vlerësuar
  • Tabela e mbulimit për çdo objekt dhe çdo muaj
Cilësia e të dhënave në Karbon360: përputhja, dokumentet dhe plotësia veç e veç, gjetjet sipas ndikimit dhe tabela e mbulimit sipas objektit dhe muajit
Plotësia
12/ 12 muaj
2 gjetjeasnjë e rëndësishme
Gjurmimi04

Për çdo shifër shihni si është llogaritur.

Çdo shifër ka gjurmimin e llogaritjes: të dhënat siç janë futur, faktorin dhe versionin e tij, rezultatin e rillogaritur në server. Kur një shifër e ruajtur nuk përputhet më me faktorin në sistem, platforma e shënon.

  • Formula shfaqet e plotë, jo e përmbledhur
  • Versioni i faktorit mbetet i fiksuar, ndaj raportet e vjetra dalin njësoj edhe sot
  • Mospërputhjet shënohen për kontroll dhe nuk ndryshohen kurrë pa dijeninë tuaj
Gjurmimi i llogaritjes në Karbon360 për shufra armature: emetimet specifike të integruara, formula, kufiri i llogaritjes dhe çdo burim emetimi
Formula
5,244.222 tCO₂e × 1 ÷ 2,000 t
= 2.622111 tCO₂e/t
CBAM05

Emetimet e integruara për çdo mall, në formatin që dorëzon importuesi.

Instalimet (fabrikat), proceset e prodhimit, mallrat dhe pararendësit për çdo kod CN. Emetimet specifike të integruara llogariten sipas Rregullores Zbatuese (BE) 2025/2547. Për atë që ende nuk e matni, platforma ka gati vlerat standarde të Komisionit.

  • Raporti i emetimeve të operatorit në Excel dhe PDF-ja me gjurmimin e llogaritjes
  • Kontrolli i plotësisë, para se t’jua kërkojë importuesi
  • Kurba orientuese e kostos së certifikatave deri në 2034
CBAM për eksportuesit nga Ballkani Perëndimor — çfarë i duhet importuesit dhe kur.
Pamja CBAM në Karbon360 me emetimet e integruara për çdo mall dhe listën e kontrollit të plotësisë
Plotësia për 2026
Kufijtë e çdo fabrike të ndarë
Metoda e prodhimit për çdo mall
Pararendësit të deklaruar
Shkëmbimi PACT06

Sistemi i blerësit e merr gjurmën drejtpërdrejt.

Karbon360 i kaloi testet e përputhjes me WBCSD PACT për Tech Specs v3.0. Publikoni gjurmën e karbonit të produktit për çdo mall, dhe softueri i klientit në BE e kërkon atë përmes API-së standarde të PACT. Nuk ju duhet t’i dërgoni edhe një tabelë Excel.

  • Gjurmët publikohen për çdo kod CN, me version, dhe vetëm shtohen, nuk mbishkruhen
  • Kërkesat e blerësve marrin përgjigje automatikisht
  • Çdo gjurmë e shkruan kufirin: kufiri i prodhimit sipas CBAM
GET /3/footprints · 200
status "Active"
productIds urn:pact:karbon360.tech…
classification CN 72142000
geography XK
declaredUnit kilogram
pcfExcludingBiogenic 2.690721
Përputhja · v3.0
41/ 41 teste
WBCSD PACT
Gjuhët07

E gjithë platforma në shqip, jo vetëm butonat.

Ai që fut faturat rrallë është ai që lexon udhëzimet e BE-së. Ndërfaqja, gjetjet dhe udhëzimet janë në shqip dhe në anglisht, ndërsa raportet për blerësin në BE eksportohen në anglisht.

  • Ndërfaqja, teksti ndihmës dhe eksportet në gjuhën tuaj
  • Raportet për blerësin në BE dalin në anglisht
  • Kur njerëzit detyrohen të punojnë në gjuhë të huaj, vuan cilësia e të dhënave
Pamja kryesore e Karbon360 në shqip, me menytë, titujt dhe udhëzimet në shqip
05 · Tri parime

Blerësi nuk pyet kurrë “a është i bukur raporti?”

Pyet: “a do ta pranojë këtë banka ose klienti im?” Gjithçka në platformë është ndërtuar për këtë pyetje.

01 — Saktësia vendore

Faktorë që i përgjigjen realitetit këtu

Llogaritjet përdorin faktorë emetimi vendorë për rrjetet elektrike dhe lëndët djegëse të rajonit, jo mesatare ndërkombëtare. Në disa rrjete të Ballkanit, një faktor mesatar evropian e shtrembëron rezultatin disa herë.

02 — Gjurmueshmëria

Për çdo shifër shihni si është llogaritur

Çdo regjistrim ruan faktorin e saktë që është përdorur, versionin e tij dhe një rillogaritje në server. Çdo numër në çdo raport mund të ndiqet deri te të dhënat dhe faktori nga ka dalë.

03 — Ndershmëria

Cilësia e të dhënave pa zbukurime

Mbulimin dhe përputhjen me faturat i tregojmë veç e veç, kurrë të përziera në një notë. Kur diçka nuk përputhet, raporti e thotë hapur, sepse ai që i kontrollon të dhënat do ta vërejë gjithsesi.

Sa nga shifrat kanë dokument pas

Pjesa e gjurmës sipas asaj që e mbështet

E matur48.1 t
E llogaritur87.6 t
E vlerësuar5.6 t

Zakonisht pritet që të paktën 90% e gjurmës të jetë e verifikueshme. Karbon360 e ndjek këtë përqindje vazhdimisht, kështu që e dini ku jeni muaj para se t’ju pyesë ai që i kontrollon të dhënat.

Gjurmimi i llogaritjes · scope1-process-1

Një regjistrim, me gjithçka që kërkon kontrolli

Faktori i emetimitgëlqere · 750 kgCO₂e/t
Versioni i faktoritv1 · i fiksuar
Rillogaritur në server0.937500 tCO₂e
Niveli i dokumentimitE matur
Dokumenti burimorRegjistri i prodhimit · mars 2026
Përputhet. Versioni i faktorit është i fiksuar, ndaj ky regjistrim do të japë të njëjtin rezultat edhe në 2029.
Distinktivi PACT Conformant

Karbon360 është në përputhje me PACT

Karbon360 është në listën e Rrjetit PACT, pasi kaloi testet e përputhjes me Specifikimet Teknike PACT v3.0. PACT (Partnership for Carbon Transparency, Partneriteti për Transparencën e Karbonit) është një nismë që e drejton WBCSD.

Si funksionon
06 · Tregu juaj

I njëjti produkt, por në çdo vend kërkesa vjen nga një anë tjetër.

Nga vjen presioni

Ballkani Perëndimor · 2026
VendiLidhja me rregullat e BE-sëPresioni kryesor mbi kompanitëSektorët kryesorë
KroaciaAnëtare e BE-së — rregullat i zbatojnë drejtpërdrejt kompanitëDetyrime të drejtpërdrejta: deklaruesit CBAM, kompanitë që raportojnë sipas CSRD dhe furnitorët e tyre, kushtet e kredive nga bankat e BE-sëImportuesit e çelikut dhe aluminit, materialet e ndërtimit, përpunimi i ushqimeve, furnitorët e grupeve industriale të BE-së
ShqipëriaVend kandidat — rregullat e BE-së i prekin kompanitë si furnitorëKërkesat e klientëve në BE për të dhëna, emetimet e vitit bazë për bankat. Meqë rryma vjen kryesisht nga hidrocentralet, faktorët e saktë vendorë janë avantazh i vërtetëTekstil dhe këpucë (fason), eksportues ushqimesh, materiale ndërtimi, përpunim metalesh
Maqedonia e VeriutVend kandidat — rregullat e BE-së i prekin kompanitë si furnitorëCBAM prek metalet. Meqë rryma vjen kryesisht nga qymyri, ajo është zëri më i madh i gjurmës së karbonitÇelik, ferrolidhje, pjesë për automjete, agro-ushqim
Mali i ZiVend kandidat — rregullat e BE-së i prekin kompanitë si furnitorëKërkesat e blerësve në BE dhe kushtet e kredive të gjelbra; rrjet i përzier hidro/qymyrMetale (alumin), ushqime, ndërtim, furnitorët e turizmit dhe hotelerisë
Kroacia = përmbushje e detyrimeveVendet e tjera = përgatitjeTë dyja mbështeten te i njëjti inventar
07 · Pse është ndryshe

E ndërtuar aty ku po vjen presioni.

Mjetet që ekzistojnë për këto kërkesa janë ndërtuar diku tjetër. Platformat e përgjithshme ndërkombëtare llogarisin me faktorë mesatarë evropianë, që e shtrembërojnë rezultatin në këtë rajon. Nxjerrin raporte të bukura me shifra që nuk ndiqen dot deri te burimi. Dhe çmimet i vendosin për tregje ku kompanitë kanë departamente të qëndrueshmërisë.

E ndërtuar në
Rajonin ku punon

Faktorë vendorë për rrjetin elektrik dhe lëndët djegëse, dhe gjuhët që ekipi juaj i përdor tashmë. Nuk është një mjet evropian i përkthyer.

Tregjet
4 + Kosova

Kroacia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi.

Si e merrni
Abonim online

Konfigurimin e bëni brenda aplikacionit, me udhëzime, që inventari i parë të jetë i strukturuar si duhet që nga muaji i parë.

Kufiri
Gjithmonë i shkruar

Sot Scope 3 përfshin udhëtimet e punës dhe ardhjen në punë. Pjesa tjetër është në planin e zhvillimit, jo një mungesë e fshehur.

08 · Afatet

Fatura për 2026 vjen në shtator 2027.

Më 1 janar 2026 CBAM pushoi së qeni vetëm raportim. Emetimet e integruara në mallrat e importuara që nga ajo ditë kanë çmim real, që paguhet me certifikata. Të dhënat që do t’ju kërkohen janë të këtij viti dhe nuk mund të rindërtohen më vonë.

31 dhjetor 2025

Mbaron periudha kalimtare

Raporte tremujore, pa kosto

1 janar 2026

Nis faza e plotë

Emetimet fillojnë të krijojnë detyrim real

Sot

Po mblidhen të dhënat e 2026

Çdo muaj i paregjistruar është rrezik që nuk e ktheni dot pas

1 shkurt 2027

Nis shitja e certifikatave

Hapet platforma qendrore e përbashkët

30 shtator 2027

Dorëzimi i parë i certifikatave

Deklarata vjetore për importet e 2026

Shifrat pas afateve

Çfarë kushton në të vërtetë viti 2026.

€0.00
Për ton CO₂, tremujori i parë i publikuar
0 t
Pragu i përjashtimit për sasi të vogla
0
Sektorë në valën e parë
0/41
Teste të përputhjes me PACT v3.0 të kaluara
09 · Lexoni më tej

Udhëzues, manuale dhe përgjigje për kërkesën e radhës.

Karbon360° (ndonjëherë shkruhet Carbon360 ose Carbon 360) vjen me shpjegimet që do të donim t’i kishte çdo furnitor: falas dhe të shkruara për njerëz që nuk janë specialistë të karbonit.

10 · Pyetje

Çfarë pyesin më shpesh eksportuesit

Keni ende pyetje? Caktoni një takim dhe sillni kërkesën e fundit që keni marrë.

A duhet ta dorëzoj vetë raportin CBAM?

Jo. Deklaratën e dorëzon vetëm deklaruesi i autorizuar CBAM, pra importuesi zyrtar në BE ose një përfaqësues doganor indirekt që vepron në emër të tij. Prodhuesi jashtë BE-së nuk ka fare qasje në regjistrin CBAM. Por deklaruesi nuk e dorëzon dot deklaratën pa të dhënat e fabrikës suaj. Prandaj kërkesa përfundon te ju, jo te ai.

Blerësi im importon më pak se 50 tonë. A jam i përjashtuar?

Për mallrat që i shitni atij blerësi, po. Përjashtimi për sasi të vogla vlen për importuesin, jo për prodhuesin. Kështu e njëjta fabrikë mund të jetë e përjashtuar përmes një klienti dhe plotësisht nën CBAM përmes një tjetri. Meqë nuk e dini cili blerës do t’ju kërkojë të dhëna, zgjidhja e vetme e arsyeshme është t’i keni gati para se t’jua kërkojë ndonjëri.

A e mbulon Karbon360 Scope 3?

Mbulon udhëtimet e punës dhe ardhjen e punonjësve në punë, dy kategoritë që klientët i kërkojnë të parat. Çdo raport e shkruan qartë kufirin e llogaritjes. Kategoritë e tjera janë në planin tonë të zhvillimit, dhe e themi hapur: sot nuk i mbulojmë.

Pse platforma më tregon vlerësim të ulët për cilësinë e të dhënave?

Sepse të njëjtin vlerësim do t’ju japë edhe ai që i kontrollon të dhënat. Zakonisht pritet që të paktën 90% e gjurmës së karbonit të jetë e verifikueshme, ndërsa shumica e inventarëve nisin shumë më poshtë. Një shifër e zbukuruar sot ju kushton më vonë, kur e kontrollon dikush tjetër.

A mund të përdorim thjesht vlerat standarde të Komisionit?

Mundeni, por ato janë vendosur qëllimisht të larta, që askush të mos ketë interes t’i mbajë të fshehura të dhënat reale. Për shumicën e prodhuesve në rajon, sidomos aty ku rryma vjen kryesisht nga hidrocentralet, shifrat reale të fabrikës dalin dukshëm nën vlerën standarde. Ky ndryshim është e gjithë arsyeja tregtare për t’i matur emetimet si duhet.

A mund t’i marrë klienti ynë në BE gjurmët e produkteve drejtpërdrejt?

Po. Karbon360 i kaloi testet e përputhjes me WBCSD PACT për Tech Specs v3.0. Kështu sistemi i blerësit mund t’i kërkojë dhe t’i marrë gjurmët e karbonit të produkteve tuaja (PCF) përmes API-së standarde të PACT. Çdo gjurmë e shkruan kufirin e vet: kufirin e prodhimit sipas CBAM, me emetimet direkte dhe indirekte.

Provojeni me faturat tuaja.

Sillni faturat e energjisë për një muaj dhe sasinë e prodhimit. Për tridhjetë minuta keni një shifër Scope 1 dhe 2 për objektin tuaj, me llogaritjen pas saj, dhe një vlerësim të sinqertë se sa prej saj do ta kalonte kontrollin.